Policia arreston dy persona në Strugë, kapen me kokainë

Maqedonia

Policia arreston dy persona në Strugë, kapen me kokainë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:19
Foto Ilustrim

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (10.06.2021) në orën 22.30 në vendbanimin Plishta në Strugë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor Strugë arrestuan I.R (26) dhe J.K (26), të dy nga Struga.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit në një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Strugës, në të cilin ndodheshin dy të arrestuarit, u gjet dhe u konfiskua kokainë.

Të dy ata u ndaluan dhe u dërguan në stacion policor.

Dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza përkatëse kundër tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat