Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër

Maqedonia

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Disa persona të lënduar një aksident në komunikacion që ndodhi në rrugën rajonale afër fshatit Skudrinje. Pas inspektimit në vendin e ngjarjes, komunikacioni është normalizuar.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se sot rreth orës 14:00 është raportuar një aksident në komunikacion në rrugën regjionale Mavrovë-Dibër, në të cilin kanë marrë pjesë: një veturë “Audi” me targa të Strugës drejtuar nga V. C. (53) nga Dibra dhe një mjet transporti motorik-traktor “Duff” me targa të Shkupit, drejtuar nga J.D. (45) nga Shkupi. Në aksident, shoferi dhe dy udhëtarët në “Audi” morën lëndime trupore dhe u dërguan në spitalin e Dibrës për trajtim mjekësor.

Vendi i ngjarjes është inspektuar nga një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.

Gjatë inspektimit, komunikacioni për automjete të rënda motorike ishte ndërprerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat