Prerja e drunjve në Komunën Qendër ka alarmuar opinionin

Maqedonia

Prerja e drunjve në Komunën Qendër ka alarmuar opinionin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Lidhur me prerjen e druve në rrugën Orce Nikollov në Qendër, veprim ky që nxiti reagime të ashpra, kryetari i komunës arsyetohet se drutë nuk kishin fare rrënjë. Sasha Bogdanoviç tha se 13 drutë përbënin rrezik për ata që ecnin në rrugë sepse mund të binin mbi to.

“Kur kemi situatë të këtillë, është më mirë t’i largoni sepse një shi i rrëmbyeshëm apo ndonjë intervenim në rrugë, mund të shkaktojë dëm dhe dikush të pësojë. Në vendet e njëjta do të mbillen dru të tjera të lloji të njëjtë, kështu që, vargu do të përtëritet”.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se rruga Orce Nikollov disa herë është gërryer dhe prandaj është shkatërruar gjelbërimi.

“Kjo pamje e mjerueshme pas meje është rruga Orce Nikollov të cilën Bogdanoviq dhe Shilegov dje e shkatërruan, ndërsa premtuan se nuk do e bëjnë këtë. Saktë para një muaji autoritetet e qytetit Shilegov dhe Bogdanoviq bashkë me Zaevin në konferencë për shtyp pikërisht nga ky vend premtuan rikonstruktimin e rrugës pa i informuar qytetarët se planifikojnë prerjen e druve”.

Janë prerë 13 nga gjithsej 171 dru që ishin në atë rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat