21 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humb jetën një pacient

Maqedonia

21 raste të reja me coronavirus në Maqedoni, humb jetën një pacient

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.370 testime dhe janë regjistruar 21 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 6 janë në Kërçovë, me nga 4 në Tetovë dhe Shkup, Prilep 2 dhe nga 1 rast në Manastir, Kumanovë, Dibër, Ohër dhe Veles.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 7 pacientë prej të cilëve 4 janë nga Shkupi, dy nga Kërçova dhe 1 nga Strumica. Po ashtu ka humbur jetën edhe një pacient 72 vjeçar nga Kumanova.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 155.528 pacientë me coroanvirs, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 149.619 dhe numri i të vdekurve është 5.471. Momentalisht në Maqedoni ka 438 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat