Nga java e ardhshme fillon regjistrimi në shkolla të mesme në Maqedoni

Maqedonia

Nga java e ardhshme fillon regjistrimi në shkolla të mesme në Maqedoni

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Nga dita e hënë fillon regjistrimi në vit të parë në shkollat e mesme për vitin mësimor 2021/2022. Sipas konkursit së Ministrisë për Arsim dhe Shkencës, në shkollat e mesme ka 30.053 vende të lira në 913 paralele dhe në 109 shkolla të mesme.

“Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve bëhet sipas orarit nga ana e shkollës. Në afatin e qershorit ka tre regjistrime edhe atë më 14 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:-00, më 15 dhe 16 qershor shkollat do t’i marrin regjistrimet nga ora 7:00 deri në ora 19:00 dhe më 17 qershor nga ora 7 deri në ora 15:00. Listat e rezultanteve do të publikohen më 17 qershor pas orës 16:00”, thonë nga MASH.

Ata sqarojnë paraqitja e dytë do të ndodhë më 23 dhe 24 qershor, ndërsa paraqitja e tretë më 30 qershor.

Ndryshe, 19.602 vende në shkollat e mesme janë në arsim profesional në 604 apralele, 9.361 ka në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele tek artet, akademi sportive dhe gjimnaz sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat