Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Maqedonia

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Prej ditës së premte e deri të martën në orën 20:00, MPB do të bëjë azhurimin e sistemit për dhënien e dokumentave personale për letërnjoftimet, pasaportat dhe patentat e shoferit.

Gjatë këtyre katër ditëve, sistemi për dhënien e dokumenteve personale në Shkup, nuk do të jetë funksional.

Qytetarët që kishin termine të caktuara prej 11 deri më 15 qershor e që nuk arritën të bëjnë aplikimin para fillimit të azhurimit, tani do të mund të bëjnë pas kësaj date. MPB u apelon qytetarëve për durim derisa kryhet ky operacion teknik, pasi që është me shumë rëndësi për funksionimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Nga MPB mbetën në qendrimin se bëhet fjalë për avancim të soueftverit, dhe jo për ndonjë problem, por nuk tregohet se çfarë risi do të ofrojë softueri i ri i azhuruar në të ardhmen.

“Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale, nga 11 qershori 2021 (e premte) duke filluar nga ora 16, deri më 15 qershor 2021 (e martë – gjatë tërë ditës deri në orën 20:00) në Shkup nuk do të jetë funksional sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer)” – thuhet në komunikatën e MPB-së e lëshuar më 03.06. Sqarime të mëtejshme nuk japin.

Nuk ka informacione as se sa është numri i kërkesave të përgjithshme të dorëzuara të qytetarëve që presin për të aplikuar për dokumente personale, por nga MPB e pranojnë se numri i përgjthshëm, është shumë i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat