Maqedoni, tetë komuna pa asnjë të infektuar me coronavirus

Maqedonia

Maqedoni, tetë komuna pa asnjë të infektuar me coronavirus

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, Berova, Kavadari, Probishtipi, Bogdanci, Resnja, Demir Kapia, Pehçeva dhe Dojrani janë komunat ku nuk ka asnjë rast të vetëm me COVID-19.

Shkupi mbetet qyteti me më së shumti raste (189), më pas vjen Kumanova (52), Prilepi (33) dhe Tetova (18).

Me nga një deri dy të infektuar kanë Shtipi, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Dibra, Vallandova, Krusheva dhe Makedonski Brodi.

Ndryshe, sot për herë të parë më shumë se nëntë muajve, nuk u regjistrua asnjë viktimë me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat