Dendias kërkon nga Bujar Osmani të respektohet Marrëveshja e Prespës në Kampionatin Evropian të Futbollit

Maqedonia

Dendias kërkon nga Bujar Osmani të respektohet Marrëveshja e Prespës në Kampionatin Evropian të Futbollit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:06
Bujar Osmani dhe Nikos Dendias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias dërgoi letër deri te ministri i MPJ-së, Bujar Osmani ku kërkohet zbatimi i plotë dhe në përpikëri i Marrëveshjes së Prespës, por edhe përdorimi i shkurtesës “NM” në vend të “MKD”.

Sipas burimeve diplomatike, Dendias shkruan se edhe pse në marrëveshje në nenin 1, paragrafi 3 dhe, kodi për emrin Maqedonia e Veriut në Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim mbetet “MKD”, përdorimi konkret në euro 2020 nuk mund të pranohet nga Greqia”.

Të njëjtat burime thonë se në kuadër të praktikës ndërkombëtare, Maqedonai e Veriut duhet të përdorë shkurtesën “NM (North Macedonia) ose “RNM” (Republik of North Macedonia).

Dendias ka theksuar se duhet të zgjdhet edhe çështje e emrit të FFM-së dhe ka kërkuar nga Osmani të ndërhyjë për të zgjidhur këto çështje në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat