Pas 10 muajsh pandemi, Maqedonia e Veriut nuk regjistron asnjë humbje jete nga Covid

Maqedonia

Pas 10 muajsh pandemi, Maqedonia e Veriut nuk regjistron asnjë humbje jete nga Covid

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Për herë të parë pas 10 muajsh pandemi, Maqedonia e Veriut nuk regjistroi të dielën, 13 qershor, asnjë humbje jete nga koronavirusi.

Ndërkohë në 3.068 testime të kryera rezultuan pozitivë tetë persona, ndërsa nëntë u shëruan nga virusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se kjo është një fitore e vogël, e cila sjell shpresë, por kërkoi që të respektohen masat e mbrojtjes.

"Për herë të parë që nga 2 shtatori 2020, sot ne nuk regjistrojmë asnjë vdekje të vetme nga Covid-19. Virusi është larg zhdukjes, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi më afër përfundimit të agonisë. Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë të respektojmë masat dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e viktimave është të bëhemi të vaksinuar në masë," tha Filipçe dje.

Deri më tani, një total prej 834,099 testimesh për Covid-19 janë kryer në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 155,536, numri i pacientëve të shëruar është 149,628, numri i të vdekurve është 5,471 dhe numri i rasteve aktive është 437.

Përveç rënies së numrit të infeksioneve, edhe numri i pacientëve me Covid të shtruar në spitale po zvogëlohet. 

105 pacientë janë duke marrë trajtim spitalor në të gjithë vendin, 37 prej të cilëve janë në Shkup.

Një sasi e re e vaksinave Pfizer mbërrin sot dhe deri në fund të javës pritet të 500,000 vaksina nga Sinovak. 

Sipas Ministrit Filipçe, me gjysmë milioni vaksina nga "Sinovak" do të vaksinohen rreth 450,000 qytetarë, të regjistruar në platformën në internet vakcinacija.mk. 

Rreth 450,000 doza janë aplikuar në vend dhe mbi 180,000 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48 përqind e qytetarëve mbi 70 vjeç, 42 përqind e atyre mbi 65 vjeç dhe 35 përqind e popullsisë mbi 60 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat