Deri më tani janë vaksinuar 4.502 shtetas të Maqedonisë në Vranjë

Maqedonia

Deri më tani janë vaksinuar 4.502 shtetas të Maqedonisë në Vranjë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Gjatë kësaj fundjave në Serbi ka vazhduar vaksinimi masiv i shtetasve të Maqedonisë, ku shtetasit tanë po vaksinohen pa pagesë dhe pa termine vetëm me dokumente personale.

Shumica e tyre i referohen vaksinimit në Vranjë, ku vaksinat e “Pfizer” dhe “Sinofarm” janë të zgjedhura.

Sipas raportit të Qendrës Shëndetësore në Vranjë, të shtunën, më 12 qershor, numri i qytetarëve të vaksinuar të Maqedonisë së Veriut është 581, ndërsa të dielën 391.

“Deri më tani, 4.502 shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar në Vranjë”, tha mjeku Slagjan Mladenoviq nga Qendra Shëndetësore, i cili shtoi se qytetarët e Maqedonisë që morën dozën e parë në Nish, Beograd ose ndonjë qytet tjetër, nuk do të mund të vaksinohen në Vranjë, por në qytetin ku morën dozën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat