Maqedoni: Mundësitë për lista të hapura të këshilltarëve në zgjedhjet lokale janë të vogla

Maqedonia

Maqedoni: Mundësitë për lista të hapura të këshilltarëve në zgjedhjet lokale janë të vogla

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Çështjet politike lidhur me kodin zgjedhor mbeten pa zgjidhje. Marrëveshje mes partive për momentin nuk ka. Ministria e Drejtësisë njofton se këtë javë do të ketë përpjekje për marrëveshje eventuale.

Nëse nuk arrihet konsensus lidhur me çështjet e hapura, në zgjedhjet lokale në vjeshtë do të shkohet me modelin aktual zgjedhor, edhe krahas përpjekjeve deklarative të partive, qytetarët të mund të votojnë në lista të hapura.

“Nëse kjo periudhë, këto disa ditë, nuk arrijmë një marrëveshje për të ndryshuar modelin zgjedhor, në modelin e zgjedhjeve lokale, lista të hapura të kandidatëve dhe zgjedhje të kryetarëve të komunave ndryshe nga ato tani, atëherë modeli aktual do të mbetet, ne vetëm do t’i përfshijmë Rekomandimet e OSBE-së, dhe do të vazhdojmë me dialogun për ciklet e mëtejshme të zgjedhjeve”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor muajin e kaluar e kërkuan 34 deputetë nga partitë e vogla. Propozimi ishte një njësi zgjedhore me model proporcional të votimit dhe lista të hapura. Kodi Zgjedhor deri tani ka pësuar 35 ndryshime. Për momentin, partitë deklarativisht të gjitha janë për lista të hapura.

OBRM-PDUKM kërkon që kryetari i komunës të zgjidhet në raundin e parë. Për lista të hapura janë edhe LSDM dhe koalicionin Alternativa – Aleanca, ndërsa BDI-ja është jozyrtarisht kundër listave të hapura me të cilat qytetarët do mund të zgjedhin për cilin kandidat do të votonin pavarësisht nga pozicioni në listën zgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat