Dje janë vaksinuar mbi 4 mijë qytetarë në Maqedoni

Maqedonia

Dje janë vaksinuar mbi 4 mijë qytetarë në Maqedoni

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 452.424 doza të vaksinave, ndërsa 193.029 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 4.840 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.222 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 450.634 qytetarë”, thonë nga MSH.

Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas të dhënave të fundit, 36% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Nga MSH bëjnë thirrje që të regjistroheni në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat