29 raste të reja dhe 34 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

29 raste të reja dhe 34 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.887 ndërsa janë regjistruar 29 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup 9, Kërçovë-5, nga 4 në Kumanovë dhe Tetovë, nga 2 në Prilep dhe Ohër dhe nga 1 në Shtip dhe Strumicë.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 34 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot nuk është regjistruar persona të vdekur nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.568, numri i pacientëve të shëruar është 149.676, numri i vdekjeve është 5.472, ndërsa numri i rasteve aktive është 420.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat