Taksa ekologjike, rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Taksa ekologjike, rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoninë e Veriut

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut do të shtrenjtojë çmimin e naftës dhe benzinës me 3.5 denarë. Qeveria ka miratuar një taksë ekologjike që do të sjellë këtë shtrenjtim.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se taksa ekologjike po vendoset me qëllim që të hiqet dorë nga derivatet e naftës dhe të kalohet në përdorim të energjisë së gjelbër.

Ai ndërkohë garanton se çmimi i naftës dhe benzinës do të vijojë të ngelet më i ulëti në rajonin e Ballkanit.

 “Taksa ekologjike do të jetë 3,5 denarë për naftën, me mesazh që të heqim dorë nga nafta dhe derivatet e naftës, që të kalojmë në përdorim të energjisë së gjelbër dhe të lëvizim me biçikletë apo trotinet. Me këtë rritje të çmimit të dizelit për shkak të taksës ekologjike, jo për shkak të rritjes së akcizës, mbetemi me çmimet më të ulëta në rajon edhe në pjesën e naftës edhe në pjesën e benzinës. Mesazhin qartë e dërgojmë për orientim të Qeverisë drejt agjendës së gjelbër”- deklaroi Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat