Maqedonia hapi Ambasadë në Sllovaki

Maqedonia

Maqedonia hapi Ambasadë në Sllovaki

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për herë të parë, 30 vjet pas pavarësisë, Maqedonia e Veriut hapi ambasadën e saj në Sllovaki.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe homologu i tij sllovak, Ivan Korçok, të parët shkelën në përfaqësinë e re diplomatike.

E kur pa zyrat, edhe Ministri sllovak tha se do të donte të ishte të ishte ambasador këtu.

Por pse duhej pritur 3 dekada për ta hapur këtë ambasadë? Arsyet kanë qenë të ndryshme thotë kryediplomati Bujar Osmani.

 “Kanë qenë arsye të shumta pse në të kaluarën nuk është marrë vendimi, kryesisht janë financiare, kryesisht janë prioritete të tjera por unë e kam vlerësuar se me Sllovakinë po krijojmë një pareteritet të veçantë dhe se një ambasadë e tillë do të jetë e rëndësishme edhe për t’u shërbyer qytetarëve që i kemi këtu, edhe për të ndihmuar bizneset për të komunikuar mes vete, që të kemi këbim më të madh tregtar por edhe t’i kultivojmë raportet politike të cilat janë shumë të rëndësishme”, deklaroi Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ambasada u çel, por ende nuk dihet se kë Shkupi zyrtar do ta emërojë këtu. Për momentin ushtruese e detyrës së ambasadorit do të jetë Evgenija Ilieva. Osmani pohon se shumë shpejtë këtu do të ketë ambasador e diplomat të tjerë, që do të jenë në shërbim të marëdhënieve dypalëshe. E nga ana tjetër, Ministri sllovak tha për Maqedoninë e Veriut dyer këtu janë gjithnjë të hapura, ndërsa uroi edhe për “dritë jeshile” për nisje të bisedimeve me BE-në.

 “Sepse keni bërë progres dhe meritoni të bëni edhe një hap tjetër, e që është hapja e negociatave. Shpesoj që të gjitha pengesat do të largohen së shpejti, e kur them së shpejti, e kam fjalën javën e ardhshme, me shumë gjasa”, tha Ivan Korçok – ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

“Ambasada është në pjesën e vjetër të qytetit të Bratisllavës, këtu ku ka edhe shumë përfaqësi të tjera diplomatike. Diaspora e Maqedonisë së Veriut këtu në Sllovaki llogaritet të jetë diku 1600 qytetarë, të cilët Po nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Vjenës për të marrë shërbime diplomatike sepse ambasadën do ta kenë këtu më pranë tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat