LSDM: Dëmtuesit më të mëdhenj të interesave nacionale maqedonase janë Mickoski dhe OBRM-PDUKM

Maqedonia

LSDM: Dëmtuesit më të mëdhenj të interesave nacionale maqedonase janë Mickoski dhe OBRM-PDUKM

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “përderisa Maqedonia për herë të parë mori pjesë në Samitin e NATO-s si shtet i barabartë, dhe përmes të gjitha kanaleve po bëhen përpjekje për debllokim të procesin eurointegrues, OBRM-PDUKM vazhdon të veprojë në dëm të interesave nacionale”.

Ata shtojnë se frikësohen nga suksesi i ri i Maqedonisë dhe Mickoski dhe partia e tij shpërndajnë lajme të rreme, pengojnë dhe bllokojnë interesin e shtetit dhe qytetarëve.

“Të frustruar nga përparimi, Mickoski dhe partia e tij shpërndajnë të pavërteta”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM është e bllokuar në regjimin e tyre dhe din të bëje vetëm bllokime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat