Pendarovski – Erdogan: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe miqësore

Maqedonia

Pendarovski – Erdogan: Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta dhe miqësore

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 20:42
Pamje nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Antali të Turqisë realizoi takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij në Turqi.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, dy presidentët në takim shprehën kënaqësinë për partneritetin disa vjeçar mes dy vendeve dhe po ashtu për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunim në disa sfera që është në interes të përbashkët.

Presidenti Pendarovski theksoi se në kushte pandemie, mirëmbajtja e dialogut të vazhdueshëm politik tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve janë forta dhe miqësore. Ai falënderoi për ndihmën mjekësore nga Turqia që mbërrinte në Maqedoni që në momentet e para pas shpalljes së pandemisë. Në Këtë kontekst, presidenti Pendarovski, falënderoi edhe për 30 mijë vaksinat e dhuruara.

Sipas njoftimit, presidenti Pendarovski në takim ka theksuar se interesi i Maqedonisë së Veriut bashkëpunim me Turqinë është i vazhdueshëm dhe kjo përafron dy popujt. Pendarovski ka theksuar se Turqia për Maqedoninë është një nga partnerët ekonomik dhe se janë të gatshëm ta ngrisin nivelin e bashkëpunimit, si në lidhje tregtare ashtu edhe në pjesën e investimeve turke në Maqedoninë e Veriut.

“Po ashtu, presidenti Pendarovski theksoi se pret që në periudhën e ardhshme dy shtetet të përqendrohen sa më shumë në bashkëpunimin ekonomik, si segment i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme dhe tejkalimin e pasojave ekonomike nga coronavirusi”, thuhet në njoftimin e kabinetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat