Shkup, në 24 orët e fundit janë gjobitur 319 shoferë, 83 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shkup, në 24 orët e fundit janë gjobitur 319 shoferë, 83 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut informon se ka vazhduar me aksionet e përforcuara në komunikacionin rrugor.

Nga MPB informojnë se dje në rajonin e Shkupit kanë gjobitur 319 shoferë, prej të cilëve 83 për tejkalim të shpejtësisë.

“20 gjoba janë shqiptuar për vendosje të errësimeve në dritare, 18 gjoba për motoçikleta, 18 për parregullsi teknike, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 19 për përdorimin e celularit, 13 për mos vendosje të rripit të sigurisë, 10 për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe 61 gjoba për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se kontrollet e intensifikuara në trafikun rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat