Pahor: Hapja e negociatave me Shkupin është çështje morale

Maqedonia

Pahor: Hapja e negociatave me Shkupin është çështje morale

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:08
Borut Pahor

Presidenti slloven Borut Pahor, ka thënë se njëra nga detyrat e para gjatë kryesimit të Sllovenisë me BE-në, do të jetë zhbllokimi i fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Sipas tij, kjo është “çështje morale”.

“Mendoj se duhet të gjejmë mënyrë që Bullgaria të jep dritë të gjelbër për Maqedoninë”.

“Kjo tani më është çështje morale për Evropën, jo vetëm politike”, tha presidenti i Sllovenisë, vend i cili do ta udhëheqë BE-në nga 1 korriku.

“Jam i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë, përveç kësaj, shihet që Shqipëria ka më shumë mundësi të merr dritë të gjelbër”, tha Pahor, duke shtuar se nga këndvështrimi i Shkupit, kjo do të ishte tragjike.

Ai shtoi se përparimi në zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat