Në hyrje të fshatrave të Jegunovcës ju “mirëpresin” deponitë e egra

Maqedonia

Në hyrje të fshatrave të Jegunovcës ju “mirëpresin” deponitë e egra

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Komuna e Jegunocës asnjëherë deri më tani nuk ka pasur ndërmarrje që do të menaxhonte me mbeturinat, ndërsa para një viti ka falimentuar një shoqëri që i ka menaxhuar ujërat e zeza dhe ujësjellësin. Që nga atëherë akoma nuk është themeluar ndonjë ndërmarrje publike.

Kryesuesi i Këshillit komunal, Orhan Sabrij, thotë se është marrë një iniciativë për themelimin e një ndërmarrje, por procedurat nga ana e Këshillit nuk kanë kaluar akoma.

“Për momentin nuk ka ndërmarrje është në formim e sipër, më herët komuna ka pasur një shoqëri për menaxhimin e ujit kurse vitin e kaluar me vendim të këshillit e kemi mbyllur atë që të hapet një ndërmarrje publike që të menaxhojë ujërat e zeza, ujësjellësit dhe mbeturinave në Komunën e Jegunocës. Komuna ka marrëveshje me kompaninë private e cila i mbledh mbeturinat në nivel komunal dhe pagesën e bëjnë qytetarët në kompaninë private”, tha Sabrij.

Disa herë jemi munduar që të kontaktojmë edhe me kryetarin e kësaj komune, Darko Bllazhevski, por për disa ditë ishte i pakapshëm për prononcim. Në Pollog nuk është komuna e vetme që nuk i grumbullon vetë mbeturinat, por është komuna e vetme deri më tani që nuk ka ndërmarrje publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat