OBRM-PDUKM: Përderisa bota fiton imunitet, në Maqedoni s’ka vaksina

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Përderisa bota fiton imunitet, në Maqedoni s’ka vaksina

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Nga OBRM-PDUKM reagojnë duke thënë se ministri Filipçe nuk ka mundur të gjejë as 6.000 vaksina për rivaksinim për ata që u vaksinuan në Serbi dhe tani paralajmëron 600 mijë doza të tjera në fund të muajit.

“Përveç që nuk gjeti vaksina për rivaksinim për ata të cilët në Serbi u vaksinuan me dozën e parë, nuk u gjetën vaksina aspak. Nuk ka vaksinim masiv. Filipçe paralajmëron kaos të ri. Sot sqaroi se mutacioni i ri që mund të jetë më i fuqishëm se ky i tanishëm, por se vaksinat mbrojë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, ministri Filipçe sillet sikur të mos e dijë se në Maqedoni nuk ka vaksina.

“Maqedonia ndodhet në fund të listës së vendeve ku qytetarët me dy doza të vaksinës nuk kanë pranuar as 10%, ndërsa në shtetet tjera përqindja është mbi 50”, thonë nga OBRM-PDUKM duke kërkuar dorëheqjen e ministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat