Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në disa vende do të ketë vranësira dhe kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 31 deri 40 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë.

Meteorologët kanë paralajmëruar temperatura deri mbi 40 gradë celcius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat