Zaev: Taksa ekologjike do të sigurojë mjete për burime të rinovueshme të energjisë

Maqedonia

Zaev: Taksa ekologjike do të sigurojë mjete për burime të rinovueshme të energjisë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 08:40
Zoran Zaev

“Taksa ekologjike është përgjigjja për kujdesin e mjedisit jetësor dhe në thirrjen e qytetarëve të ndërmarrim masa lidhur me këtë çështje të rëndësishme, prandaj edhe të gjitha paratë e grumbulluara të kësaj takse do të shkojnë në Fondin ekologjik e cila do të ndihmojë tranzicionin e drejtë nga lëndët djegëse fosile në energjense të burimeve të rinovueshme të energjisë”.

Këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me vendimin e Qeverisë për të rritur taksën për derivatet e naftës. Në një intervistë për TV Telma, ai tha se qytetarët dhe biznesmenët nuk duhet të jenë të brengosur se kjo masë do të rritë çmimet e karburanteve.

“Këtë masë askush nuk do ta kishte sjellë në kohën e vitit zgjedhor dhe duhet qytetarët ta dinë se ndikimi i kësaj mase nuk do të jetë më i madh se 0,07 për qind. Me rënien e çmimit të naftës në bursat botërore anulohet lartësia e akcizës prej 3 denarë të cilën e sollëm për shkak të zbutjes së pasojave nga COVID-19 dhe me këtë me të vërtetë nuk pritet ndikim më i madh i çmimit për shkak të taksës ekologjike”, ka theksuar Zaevi.

Ai tha se edhe me vlerën e re të taksës ekologjike për derivatet e naftës, Maqedonia e Veriut edhe më tej ka taksë të ulët për zbatimin deri në fund të parimit “ndotësi paguan” edhe për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për marrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat