Mësimdhënësit në Maqedoni do të kenë prioritet për vaksinim, që në shtator të hapen shkollat

Maqedonia

Mësimdhënësit në Maqedoni do të kenë prioritet për vaksinim, që në shtator të hapen shkollat

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot tha se për momentin nuk ka rrezik të madh nga ndonjë valë e re e pandemisë COVID-19, por bëri thirrje për kujdes dhe paralajmëroi temp të përshpejtuar të vaksinimit.

Filipçe tha se prioritet do të kenë mësimdhënësit, në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike të nxënësve.

“Për momentin vlerësimi ynë, të gjitha analizat që i bëjmë dhe nga gjendja në vendet e rajonit, tregojnë se nuk ka rrezik të madh nga ndonjë valë e re në periudhë të shkurtë kohore, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vëmendshëm. Në disa vende ka persona të vaksinuar, që janë infektuar me llojin indian”, tha Filipçe.

Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme, do të thirren për vaksinim mësuesit dhe profesorët, që kanë mbajtur mësim online.

“Të gjithë mësuesit që kanë punuar me prezencë fizike, gjegjësisht ata prej klasës së parë deri të tretë, janë vaksinuar. Kjo është një e treta e numrit të përgjithshëm të mësimdhënësve. Tjerët nuk kanë pasur prioritet pasi kanë punuar nga shtëpia. Por ata tani do të kenë prioritet për vaksinim”, tha Filipçe.

Ndryshe, ai ditë më parë njoftoi se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë duke përgatitur protokollet, që nxënësit në vitin e ri shkollor të kthehen në bankat shkollore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat