Radev: Vetëm përmes dialogut me Bullgarinë do të përshpejtohet rruga e Shkupit drejt BE-së

Maqedonia

Radev: Vetëm përmes dialogut me Bullgarinë do të përshpejtohet rruga e Shkupit drejt BE-së

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:50
Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nga Brukseli deklaroi se përshpejtimi i rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është vetëm përmes dialogut me Bullgarinë.

“Është koha të gjithë të kuptojnë se përshpejtimi i perspektivës evropiane për shtetin tonë më të afërt varet vetëm nga angazhimi dhe rezultatet nga dialogu me Bullgarinë. E kam të qartë se njerëzit në RMV janë vëllezërit tanë dhe ne kemi për obligim t’i ndihmojmë ata. Bullgaria mbetet e hapur për marrëveshje bilaterale që janë në interes të të dy vendeve”, tha Radev.

Sipas tij, Bullgaria ka pasur trysni nga partnerët evropianë për fillim të bisedimeve.

“Këtë muaj, një muaj e gjysmë, Bullgaria ishte në trysni të madhe nga partnerët evropiane që në Këshillin e sotëm Evropian të fillohen bisedimet për anëtarësim. Besoj se e kuptuan se akuzat ndaj Bullgarisë janë ta pabazuara dhe se kemi qëndrim të qartë për të gjetur dalje nga ky problem. Është koha që të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi te zgjidhjet. Trysnia do të vazhdojë, por ne dëshmuan se jemi për dialog konstruktiv”, tha Radev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat