Çairi e Presheva po binjakëzohen

Maqedonia

Çairi e Presheva po binjakëzohen

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:04
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ishte nikoqir i kryetares së Komunës së Preshevës, zonjës Ardita Sinanit dhe kryetarit e Kuvendit të Preshevës z.Sami Salihut me të cilët biseduan për shumë çështje që janë më interes të ndërsjellë për të dyja komunat, të Çairit dhe të Preshevës dhe mirëqenien e banorëve që jetojnë në to.

Ganiu thekson se e ka informuar zonjën Sinani se një numër mjaft i konsiderueshëm i banorëve të Komunës së Çairit kanë prejardhje pikërisht nga Presheva dhe rajoni i saj, por edhe se të njëjtët kanë familje atje dhe vazhdojnë të ruajnë ato lidhje familjare.

“Rrjedhimisht, me zonjën Ardita Sinani u dakorduam që dy komunat që drejtojmë, ajo e Çairit dhe e Preshevës të fillojnë me procedurat e binjakëzimit, kështu që banorët e tyre do t’i sjellim edhe më afër njëri tjetrit.

Por edhe dy institucionet tona do të mund të bashkëpunojnë në shumë fusha që do të ndikonin drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik lokal”, ka deklaruar kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat