Syrija Rashidi ka disa pyetje për Zoran Zaev

Maqedonia

Syrija Rashidi ka disa pyetje për Zoran Zaev

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 07:29
Syrija Rashidi

Deputeti i Opozitës Shqiptare,Syrija Rashidi i ka drejtuar një sërë pyetjesh kryeministrit të vendit, Zoran Zaev në lidhje me ndêrtimet pa leje në bregun e Liqenit të Ohrit, më saktësisht në pjesën e Strugës.

Rashidi theksoi se kryetari i Strugës, Ramiz Merko po fyen inteligjencën e qytetarëve të Strugës kur thotë se në bregun e liqenit nuk ka ndërtime pa leje. Ndërsa akuzoi qeverinë se me ardhjen e zëvendëskryeministrit Grubi në Strugë, duke ndejtur krahë për krahu me Merkon, jep mesazhin se prapa mashtrimeve të Ramiz Merkos nuk qëndron vetëm BDI-ja, por edhe Qeveria.

“A besoni ju se në Strugë nuk ka objekte pa leje në bregun e liqenit? Nëse jo, çka bën dhe çka ka bërë qeveria që përfundimisht t’i japë fund këtij degradimi, uzurpimi, shkatërrimi, betonizimit të bregut të liqenit dhe kësaj katastrofe ekologjike që po ndodh me djegien dhe prerjen e përmotshme të kallamit në Strugë”, ka pyetur deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi.

Rashidi nuk ishte i kënaqur me përgjigjen që kryeministri Zaev ia dha, pasi sipas tij, Zaevi nuk u përgjigj konkretisht, por tërthorazi u mundua të dalë nga situata duke përmendur se çfarë ka bërë kjo qeveri për Strugën dhe Ohrin, duke ua paguar edhe një pjesë të borxheve.

Sa i përket pjesës së objekteve pa leje, Rashidi i sugjeroi Zaevit që të shkojë në Strugë dhe ta vërtetojë se si në 20 metra larg liqenit ka mbirë brenda natës një objekt i madh. Kjo dhe shumë të tjera sipas Rashidit, janë ndêrtuar prej vitit 2017 e këndej, gjatë kohës që në krye të komunës është Ramiz Merko./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat