Maqedoni, 600 mijë doza vaksinash priten deri në fund të javës

Maqedonia

Maqedoni, 600 mijë doza vaksinash priten deri në fund të javës

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:45
Ilustrim

Sot në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer” përmes mekanizmit Kovaks.

Vaksinat do të mbahen në poliklinikën “Jane Sandanski” dhe në Institutin për Mjekësi Ligjore. Këto vaksina do të shpërndahen në shtet nga fillimi i javës së ardhshme. Filipçe po ashtu tha se pasnesër në ora 14:00 dhe në ora 16:00 në aeroportin e Shkupit do të arrijnë edhe 500 mijë vaksina “Sinovac”.

Sipas tij, nuk ka ndonjë rrezik nga ndonjë valë e re të pandemisë së coronavirusit, por bën thirrje për kujdes. Filipçe tha se në vaksinim tani do të kenë përparësi mësimdhënësit, në mënyrë që të fillojnë me punë në shkolla gjatë vjeshtës.

“Vlerësimet tona tregojnë se nuk ka ndonjë rrezik nga një valë e e re në periudhën e ardhshme. Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Kishim raste ku persona të vaksinuar janë infektuar me virusin në disa vende. Megjithatë në 98% e kanë kaluar lehtë dhe pa nevojë për hospitalizime”, tha Filipçe.

Sipas të dhënave të djeshme, në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 10 raste të reja nga 2.302 testime, tre të vdekur dhe 17 të shëruar.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se deri tani janë vaksinuar gjithsej 285.957 qytetarë dhe janë aplikuar gjithsej 494.909 vaksina, ndërsa 208.592 qytetarë janë rivaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat