OBRM-PDUKM do ta bllokojë Ligjin për Taksë Ekologjike

Maqedonia

OBRM-PDUKM do ta bllokojë Ligjin për Taksë Ekologjike

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski në konferencë për shtyp tha se “Propozimi i Qeverisë për vendosjen e një takse të re që rrit çmimet e derivateve të naftës, do të ndikojë për një valë të re në rritjen e çmimeve të transportit dhe gjithë prodhimeve të tjera”.

Sipas tij, e gjithë kjo mund të nxisë edhe ‘shok; shtesë për ekonominë e Maqedonisë dhe po ashtu do të rritet jokonkurrueshmërinë e kompanive të Maqedonisë në tregun botëror.

“Duke marrë parasysh gjithë këtë, qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është i qartë: Pa asnjë dyshim ne do ta bllokojmë këtë Propozim-ligj, duke i përdorur të gjitha mekanizmat demokratike ekzistuese dhe do ta ndalojmë sjelljen e këtij ligji. Në raste se shumica vazhdon të bëjë atë që bën më mirë, me dhunë dhe jashtë procedurës të miratojë edhe një ligj që prek xhepin e qytetarëve, atëherë prioritet i Qeverisë së OBRM-PDUKM-së është shqyrtim i plotë i gjithë politikave anti-treg, prej të cilave janë edhe tatimet e larta”, Mucunski.

Ai shton se për këtë Propozim-ligj, qëndrimi i akademikëve, odave ekonomike dhe qytetarëve është i njëjtë, se bëhet fjalë për masë e gabuar në kohë të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat