Rasti Kumanova, avokatët: Të dënuarit nuk janë organizatorë të ngjarjes

Maqedonia

Rasti Kumanova, avokatët: Të dënuarit nuk janë organizatorë të ngjarjes

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:20
Rasti Kumanova

Para gjykatësve të gjykatës Supreme, të dënuarit e Lagjes së Trimave, përmes avokatëve të tyre kërkuan shfuqizimin e aktvendimit të shkallës së dytë të gjykatës së Apelit dhe kthimin e lëndës nga e para.

Pala mbrojtëse ankohen për shkelje të procedurës, qasja selektive të gjykatës dhe shkelje të Kodit penal gjatë gjithë seancave gjyqësore, ndërsa sipas avokatëve të dënuarit nuk janë organizatorë të ngjarjeve në Kumanovë.

“Është e mjaftueshme që Gjykata Supreme ta ndjekë CD që nga fillimi dhe deri në fund.

Ngjarja për fat të mirë është e gjitha e incizuar dhe do të vërtetohet ajo që mbrojtja gjatë gjithë kohës insiston se bëhet fjalë për kurth. Është e qartë se shërbimet e sigurisë kanë mundur ta parandalojnë sepse personat nuk kanë ardhur aty për aty, por kanë qenë këtu 1 javë ose me shumë para ngjarjes fatkeqe”, tha Naser Raufi, avokat.

“Presidenti i tanishëm Pendarovski dhe drejtori i Agjencisë për zbulim, në disa deklarata para mediave kanë thënë se do të sigurojnë dëshmi të reja dhe se ngjarjet në Lagjen e Trimave nuk janë ashtu siç dihen e për këtë kanë dëshmi. Tani dëshmitë nuk janë askund, për atë duhet të hapet lëndë e re se kush janë organizatorët e ngjarjes”, tha Ljupço Veselinovski, avokat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat