Apasiev kërkon që ligji i regjistrimit të shfuqizohet ose shtyhet

Maqedonia

Apasiev kërkon që ligji i regjistrimit të shfuqizohet ose shtyhet

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 17:38
Ilustrim

Nisma e së “Majtës” për të kontestimin e regjistrimit të shtatorit është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Një seancë përgatitore u mbajt në gjykatë në të cilën kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, tha se është e papranueshme të mbahej regjistrimi gjatë një pandemie.

Ai kërkon që ligji i regjistrimit të shfuqizohet ose shtyhet.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë dhe përfaqësuesi i Entit Shtetëror të Statistikave përsëri i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të mos vazhdojë procedurën sepse regjistrimi u shty një herë për të rritur numrin e vaksinuarve, ndërsa protokolli ka qenë në fuqi që nga marsi.

Gjyqtarët kushtetues kanë tre mundësi, të fillojnë procedurat dhe të anulojnë ose shfuqizojnë ligjin, ose të konkludojnë se ligji i regjistrimit është në përputhje me Kushtetutën dhe ta zbatojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat