Zaev: Të drejtën e dëmshpërblimit material do ta realizojnë edhe të paktën 1100 falimentues

Maqedonia

Zaev: Të drejtën e dëmshpërblimit material do ta realizojnë edhe të paktën 1100 falimentues

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:44
Zoran Zaev

Me ndryshimet e Ligjit për falimentuesit, të drejtën e dëmshpërblimit material do ta realizojnë edhe të paktën 1100 falimentues, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook,.

Së bashku me vendimet paraprake ligjore, ka shënuar ai, përfshirja e përgjithshme e falimentuesve që e kanë realizuar ose do ta realizojnë të drejtën e kompensimit në vlerë prej 9.242 denarëve deri në pensionimin e tyre është afër 13.000 persona.

“Dispozita e Qeverisë për zbatimin e politikave sociale të orientuara ndaj të gjithë qytetarëve tanë nga kategoritë e cenueshme, siç janë falimentuesit, pensionistët dhe të papunët, vazhdon edhe në periudhën e ardhshme”, njoftoi Zaev në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat