Në Kërçovë zbulohen lëndë narkotike, arrestohet një person

Maqedonia

Në Kërçovë zbulohen lëndë narkotike, arrestohet një person

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Më 19.07.2021 në orën 14.15 në rrugën “11 shtator” në Kërçovë, oficerët e policisë nga Stacioni Policor i Kërçovës arrestuan D.S. (25) nga Kërçova, sepse gjatë kontrollit iu është gjetur marijuanë.

Më vonë, 13 thasë marijuanë u konfiskuan nga shtëpia e tij.

Prokurori Publik u informua për ngjarjen, ndërsa D.S. është ndaluar në një stacion policor.

Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza të përshtatshme kundër tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat