Përgjysmohen martesat me “të huaj”

Maqedonia

Përgjysmohen martesat me “të huaj”

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Martesat mes çifteve të së njëjtës përkatësi etnike janë kthyer sërish në shifrat e mëparshme. Vitin e kaluar, por edhe një vit më parë janë regjistruar përqindje të ulëta të kurorëzimeve mes një shqiptar/e me maqedonas, turk, boshnjak, apo edhe të tjerë, që në evidencat zyrtare nënkupton një shtetas të huaj. Dallimi është i madh, sidomos po të merren parasysh dy tre vjet më parë më shumë se pesë për qind e shqiptarëve që martohen brenda një viti preferojnë një bashkëshorte jo shqiptare.

Vitin e kaluar kjo përqindje ka rënë dukshëm, duke bërë që të mos jetë më pak se dy për qind e numrit të përgjithshëm të martesave të ndodhura brenda një viti. Në total numri i martesave mes dy shqiptarëve ka qenë 3829, ndërsa martesat mikse vijnë të dytat, ku etnia e bashkëshortit ose bashkëshortes është i kategorizuar si “Të tjerë”, pa saktësuar kombësinë, por metodologjia e Entit Shtetëror të Statistikave përfshin deklarimin e një përkatësie etnike që nuk është e regjistruar në Maqedoni, ose që deklaruesi nuk e përkufizon në mënyrë të mirëfilltë, që në të shumtën e rasteve e nënkupton si përkatësi e huaj. Gjithsej 38 raste ose tre herë më pak sesa vitet e kaluara. Të dytët renditen partnerët me kombësi turke (22 kurora), maqedonase (14 kurora), serbe (3 kurora), rome (1 kurora).

Tendenca për të zgjedhur partnerë jo të një kombësie është më e theksuar tek meshkujt, ndërsa tek femrat është në një numër më të vogël. Sa i takon preferencave pasqyra tek të sapomartuarat shqiptare, është më e ndryshme. Pas martesave me shqiptarë bashkëshortë më të preferuar janë me kombësi maqedonase (32 kurora), turke (26 kurora), me Të tjerë (10 kurora ) boshnjakë (7 kurora). Në total numri i martesave vitin e kaluar pati një rënie të madhe, krahasuar me vitin e mëparshëm, apo edhe vite të shkuara. Në total u evidentuan rreth 28 për qind martesa më pak, ndërsa numri i divorceve pati një rënie të lehtë, rreth 9 për qind. Nëse trendi negativ i vitit të kaluar u përligj me masat antikovid dhe qarkullimit sipas fashave të kufizuara të orarit, që reflektuan në organizimin e ceremonive dhe planifikimin e jetës në përgjithësi, demografët shprehin shqetësimin se situata do të vazhdojë me luhatje të vogla pozitivë, këtë vit e në vijim, edhe nëse masat nuk do të jenë në fuqi.

Gjatë dekadave të fundit rënia e numrit të kurorëzimeve ka qenë konstante dhe sipas ekspertëve është një proces i pakthyeshëm. I ndikuar sidomos nga numri i popullsisë më të re që është gjithnjë e më i vogël, emigrimi jashtë vendit, e të tjera. Pas Shkupit, ku numërohet numri më i lartë i kurorëzimeve, komuna të tjera janë ato të Tetovës (651martesa), Gostivari (511 martesa), Çair (427 martesa) Kumanova (443 martesa) Struga (405), ndërsa shifrat më të ulëta 6-7 martesa në një vit janë regjistruar në komuna maqedonase. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat