Petar Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

Maqedonia

Petar Kolev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 11:35
Kryetari i GDU, Petar Kolev

Kryetari i GDU, Petar Kolev, i cili u takua dje me Presidentin Bullgar Rumen Radev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Svetlan Stoev, për “BGNES” tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë në nivelin legjislativ.

Ai thotë se nuk pajtohet me kryeministrin Zoran Zaev.

“Të drejtat e tyre nuk respektohen përkundër pretendimeve të qeverisë zyrtare dhe personalisht të Kryeministrit Zaev. Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët e tjerë të RS Maqedonisë”, tha ai.

Ai shtoi se është gjallë, i shëndetshëm, është bullgar dhe jeton në Shtip. Kolev thotë se Radev ishte i pari që donte të dëgjonte se si jetojnë bullgarët në Maqedoni.

Ai pretendon se ka urrejtje ndaj bullgarëve në Maqedoni dhe bullgarëve në Bullgaria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat