Sela: I trishtuar nga lajmi për aksidentin në Kroaci

Maqedonia

Sela: I trishtuar nga lajmi për aksidentin në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:56
Ziadin Sela

Kryetari i ASH-se, Ziadin Sela i ka shprehur ngushëllime familjareve të viktimave nga Kosova që humben jetën në aksidentin e sotëm me Kroaci.

“I trishtuar thellë nga lajmi për aksidentin e sotëm tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, të një autobusi përplot me bashkatdhetarë që po ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë. Raportimet jozyrtare flasin për dhjetë të vdekur dhe shumë të lënduar në mesin e të aksidentuarve.

Në këto momente të vështira, jemi përkrah familjarëve të viktimave, duke u lutur bashkërisht që të mbijetuarit e kësaj tragjedie të shërohen sa më shpejt.

Në kohën kur bashkatdhetarët po kthehen masivisht në vendlindje për sezonin e pushimeve, kjo fatkeqësi tregon edhe njëherë nevojën për të vozitur të pushuar dhe duke respektuar rregullat relevante të komunikacionit rrugor.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Sot është një ditë zie për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Sela ne FB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat