Ministri Besimi: Departamenti i Shtetit dokumentet e buxhetit i vlerësoi si transparente

Maqedonia

Ministri Besimi: Departamenti i Shtetit dokumentet e buxhetit i vlerësoi si transparente

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:50
Fatmir Besimi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se Departamenti i Shtetit vlerësoi financat publike dhe dokumentet e buxhetit si transparente.

“Ministria e Financave publikon të dhëna për realizimin e buxhetit në nivel mujor, për lëvizjen e borxhit publik në bazë tremujore, ndërsa strategjia fiskale përditësohet çdo vit.

Hapat më të rëndësishëm që janë ndërmarrë në drejtim të transparencës së financave publike janë: Numëruesi fiskal, kalendari i rregullativës tatimore, aplikacioni – Buxheti i qytetarëve, portali Financa të hapura, vegla – Shpenzime kapitale dhe vegla për borxhin publik”, shkruan Besimi në Facebook.

Besimi shton se raportet e klimës së investimeve të përpiluara nga Departamenti i Shtetit sigurojnë informacione për klimën e biznesit për më shumë se 170 ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat