Një 17 vjeçar nga Piroku i Tetovës plagoset me arë

Maqedonia

Një 17 vjeçar nga Piroku i Tetovës plagoset me arë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Më 24.07.2021 në ora 15.06 në SPB Tetovë, nga Qendra Klinike Tetovë është denoncuar se në repartin kirurgjik është sjellë një 17-vjeçar nga fshati Pirok, komuna e Bogovinës me plagë nga armë zjarri në pjesë gjoksit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se në shtëpinë e J.M. në fshatin Pirok, i cili ka qenë në Zvicër, biri i tij dhe fëmija i lënduar e kanë gjetur armën dhe derisa biri i J.M. e ka mbajtur pistoletën, ka gjuajtur një plumb.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat