Nuk po shqyrtohet asnjë amendament ligji për shtetësi

Maqedonia

Nuk po shqyrtohet asnjë amendament ligji për shtetësi

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Çështje Evropiane ku pritej të fillonte leximi i amendamenteve ndaj propozim-Ligjit për shtetësi nuk ka shqyrtuar asnjë amendament deri tani.

Propozuesit e tyre, deputetët e të Majtës janë prezent në trupa punues për propozime tjera.

Ndërsa opozita maqedonase OBRM-PDUKM mban pezull komisionin me fjalime procedurale.

Sot është dita e fundit e shqyrtimit të tekstit në trup punues, ndërsa në seancën e ardhshme plenare pritet miratimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat