Qeveria e RMV-së miratoi edhe pakon e tretë të projekteve dhe marrëveshjeve të miratuara për 34 komuna

Maqedonia

Qeveria e RMV-së miratoi edhe pakon e tretë të projekteve dhe marrëveshjeve të miratuara për 34 komuna

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 08:12
Qeveria e RMV-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi pakon e marrëveshjeve për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella mes palëve kontraktuese për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore të komunave nga programi TAV.

Pakoja e tretë përfshin 34 komuna të cilave u janë miratuar projekte me të cilat ato kanë aplikuar për këtë program dhe me të cilat është përfshirë realizimi i ndërtimeve infrastrukturore në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve nga komunat e përfshira me këtë pako dhe me atë rrumbullaksohet realizimi i programit TAV.

“Në këtë seancë Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën në lidhje me arritjen e marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella mes palëve kontraktuese në lidhje me realizimin e projektit – Investim në përmirësimin e terminalit të Aeroportit Shkup dhe Investim në modernizimin dhe zgjerimin e terminalit në Aerportin Ohër, nga shoqata aksionare për ndërtim dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe hapësirave afariste me rëndësi për Republikën – Shkupin dhe e miratoi tekstin e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e marrëveshjes.

Keshtu, Qeveria e RMV-së miratoi edhe pakon e tretë të projekteve dhe marrëveshjeve të miratuara për 34 komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat