Më 17 tetor mbetet propozimi për zgjedhje lokale në Maqedoni

Maqedonia

Më 17 tetor mbetet propozimi për zgjedhje lokale në Maqedoni

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Propozim-data për zgjedhje lokale mbetet 17 tetori sipas Kodit Penal, por për momentin nuk dihet nëse këshilltarët do të kenë lista të hapura.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se propozimi se sipas grupit të punës ku marrin pjesë të gjitha partitë politike, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor ashtu siç është e vërtetuar edhe nga Kodi Penal.

“Kishte mëdyshje për shkak të tre ditëve gjatë fushatës, por në fund u vendos se ato tre ditë nuk do të ndryshojnë asgjë. Regjistrimi është aktivitet i thjeshtë që përfund ditën, ndërsa fushatat natën. Regjistrimi gjithmonë ka zgjatur 20 ditë, këtë herë është caktuar 30 ditë dhe mund të përfundojë më herët. Kjo do të thotë se ka mjaftueshëm kohë dhe nuk ka nevojë nga ndryshime nga data e zgjedhjeve”, tha Zaev.

Ndryshe, javën e kaluar Zaev propozoi që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor për shkak të shmanget përfshirja e fushatës me regjistrimin e popullsisë, por OBRM-PDUKM refuzoi këtë propozim dhe akuzoi kryeministrin se pa konsultime ndryshon datën e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat