Do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë Maqedoni dhe Bullgaria

Maqedonia

Do të bashkëpunojnë në fushën e bujqësisë Maqedoni dhe Bullgaria

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Qeveria bullgare miratoi draftin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushat e bujqësisë, shkencave bujqësore, zonat rurale dhe pylltaria.

Dokumenti është baza për thellimin e bashkëpunimit midis dy ministrive përmes shkëmbimit të informacionit shkencor dhe teknik, transferimit të ekspertizës.

Si dhe ndarjes së praktikave të mira dhe zhvillimit dhe zbatimit të programeve të përbashkëta kërkimore.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë gjithashtu në fusha të tilla si prodhimi organik dhe përpunimi i produkteve organike bujqësore, bioteknologjia në prodhimin e bimëve dhe bagëtisë, përzgjedhja dhe mbarështimi në bagëti, si dhe bashkëpunimi ndërkufitar në zonat rurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat