Edhe Shkupi përfshihet nga stuhia

Maqedonia

Edhe Shkupi përfshihet nga stuhia

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy kryeqytetet fqinje me Tiranën, Prishtina e Shkupi u përfshinë gjatë mesditës të së mërkurës nga një stuhi e papritur shi, breshëri dhe ere të furishme.

Kjo stuhi ishte e papritur për shkak se temperaturat kishin kapur shifra deri në 38 gradë Celsius. Stuhia zgjati në kryeqytetin kosovar zgjati për disa minuta ndërsa kalimtarët që u gjenden në rrugë u lagën nga rrebeshi i papritur i shiut.

Ndërkohë nuk raportohet që stuhia të ketë shkaktuar dëme të mëdha.

Në Shkup në disa zona të qytetit pati reshje të shumta të shiut, bubullima, breshër dhe erë të fuqishme. Moti i paqëndrueshëm ishte edhe në rajonin e Strugës dhe Prilepit, ndërsa në qytetet e tjera kryesisht dominuan vranësirat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat