Në komunën e Tearcës problem mbeturinat dhe uji i pijshëm

Maqedonia

Në komunën e Tearcës problem mbeturinat dhe uji i pijshëm

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Me gjashtë ligjet që duhet të kalojnë në Parlament, pritet të zgjidhet edhe problemi i mbeturinave në vendin tonë, theksoi ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini. Së këndejmi në deponinë Rusino po kryhen punë që të vihet e njëjta në funksion, kur dihet se problemi i kësaj deponie u shoqërua me protesta të banorëve për zhvendosjen e të njëjtës.

Pothuajse i gjithë rajoni i Pollogut ka probleme me mbeturinat. Ky problem më shumë ka dalë në sipërfaqe pas mbylljes së deponisë Rusino, ku mbeturinat dërgohen në deponinë Drislla në Shkup. Kjo ka bërë që të shtohen edhe deponitë e egra në rajone të ndryshme të Pollogut. Për këtë situatë, është i njohur edhe Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini.

“Jemi të vetëdijshëm se tërë rajoni i Pollogut ka problem me mbeturinat dhe jo vetëm komuna e Tearcës. Së bashku me përkrahje të shtetit të Zvicrës jemi duke rehabilituar deponinë Rusino. Rruga tek është rregulluar atje, sistemi i ujërave të zeza është në punim, shpresojmë ta zgjedhim dhe të pastrohen, edhe peshorja është duke u vendosur në vend. Siç e dini komunat obligohen të paguajnë investimet fillestare për ndërmarrjen rajonale që do e mirëmbajë deponinë Rusino dhe përkrahë komunat në grumbullimin dhe deponimin e mbetjeve”, tha Nuredini.

Me gjashtë ligjet që duhet të kalojnë në Parlament, pritet të zgjidhet edhe problemi i mbeturinave në vendin tonë, theksoi mes tjerash ministri i Ekologjisë Naser Nuredini. Së këndejmi në deponinë Rusino po kryhen punë që të vihet e njëjta në funksion, kur dihet se problemi i kësaj deponie u shoqërua me protesta të banorëve për zhvendosjen e të njëjtës.

”Presim diku rreth 20 milion euro të investojmë në rajonin e Pollogut, për furnizimin me kamion, me kontejner dhe presim që ndërmarrja publike rajonale ta kryejë këtë obligim në të ardhmen”, tha ministri Nuredini.

Nga ana tjetër, Kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani shprehet se komuna i ka shlyer detyrimet për sa i përket ndërmarrjes regjionale për rajonin e Pollogut.

“Në mbledhjet që kemi zhvilluar në kuadër të qendrës rajonale për Pollog, ne jemi dakorduar që si komuna të participojmë për deponinë rajonale Rusino. Në këtë kontest komuna e Tearcës i ka kryer obligimet e veta dhe në këtë drejtim jemi serioz sepse është një çështje që na tangon të gjithëve”, thekson Asani,

Në ndërkohë, në territorin e komunës së Tearcës, shumë vendbanime kanë problem me ujin e pijshëm. Në disa prej këtyre fshatrave uji është i ndaluar për pije sepse merret nga lumenjtë. Kryetari Asani, thekson se zgjidhja është që të gjitha fshatrat të jenë nën ombrellën e ndërmarrjes publike komunale.

“Vendbanimet që janë jashtë sistemit, neve kemi insistuar që ata të kyçen në sistemin e ndërmarrjes publike por ka pasur mosmarrëveshje dhe rezultati i saj është nga ata që këmbëngulin që mos hyjnë në sistem dhe duan anarki dhe këtë e them me përgjegjësi dhe plot bindje. Vendbanimet që i kemi në sistem me ujin e pijshëm nuk kemi problem. Prandaj, ata vendbanime që janë në kuadër të komunës ujin e pinë të cilësisë së lartë, dhe ne do të punojmë që edhe ata vendbanime të jenë pjesë e ndërmarrjes publike sepse në të ardhmen asnjë vendbanim nuk do të mund të menaxhojë vet me ujin, por komunat”, tha Isen Asani, kryetar i komunës së Tearcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat