Ministrja Shahpaska: Po të mos ishte pandemia, do të kishim tejkaluar pagën mesatare

Maqedonia

Ministrja Shahpaska: Po të mos ishte pandemia, do të kishim tejkaluar pagën mesatare

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:09
Jagoda Shahpaska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në një intervistë për serbsisin publik, duke iu përgjigjur pyetjes për pagën minimale të premtuar prej 500 euro dhe cilat janë parashikimet për realizimin e saj, tha se ato janë shumë afër realizimit të premtimit .

“Kur flasim për rritjen e pagës mesatare, e cila supozohej të ishte 500 euro për një mandat katërvjeçar, jemi shumë pranë realizimit. Më 1 qershor 2017 LSDM dhe Koalicioni formuan Qeverinë dhe për këto katër vjet shuma e pagës minimale është rritur për më shumë se 6.000 denarë. Më herët në vitin 2017, paga mesatare ishte 22.000 denarë, ndërsa tani arrin në 28.700 denarë.

Që do të thotë se ne jemi shumë pranë atyre 500 eurove, që ishin premtimet tona zgjedhore. Duke pasur parasysh se ne jemi përballur me pandeminë Covid-19 për një vit e gjysmë, do të kishim tejkaluar premtimin tonë në programin e atëhershëm të Qeverisë. Të dhënat e fundit tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, paga mesatare është rritur me rreth 6%”, tha Shahpaska.

Sipas ministres Shahpaska, rritja e pensioneve me 1.2% nuk ​​është e mjaftueshme, por që si qeveri ata respektojnë ligjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat