Gjobiten 200 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Maqedonia

Gjobiten 200 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme, me një radar të pajisur posaçërisht për regjistrim gjatë natës, zhvilloi kontrolle të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndaluar automjetet që lëviznin me shpejtësi më të lartë se sa është e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 200 shoferë.

Nga këto, siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, në periudhën prej 21:00 (28.07.2021) deri 01:00 (29.07.2021), 31 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar.

Ndërsa tre automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim”, thonë nga Ministria e Brendshme dhe apelojnë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat