Gashi: Me ligjin për shtetësi nuk kanë fituar vetëm shqiptarët

Maqedonia

Gashi: Me ligjin për shtetësi nuk kanë fituar vetëm shqiptarët

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:37
Afrim Gashi

Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, pas miratimit të Ligjit për shtetësi tha se të gjithë qytetarët duhet t’i gëzohen ndryshimit të ligjit, për shkak se nga kjo do të kenë dobi të gjithë komunitet në vend.

“Me këtë ligj nuk kanë fituar vetëm shqiptarët, kanë fituar gjithë qytetarët që kanë qenë të përvuajtur nga mungesa e kësaj të drejtë elementare.

Nuk ka qenë fokusi jonë që të vëmë në funksion të drejta etnike edhe pse shumica e shqiptarëve kanë qenë të diskriminuar”, tha Gashi.

Ndryshe, me 57 vota “për” dhe 32 vota “kundër” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për ndryshimet në Ligji për shtetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat