Grubi: Kapitulli përtej Ohrit nis të shkruhet më 13 gusht 2021

Maqedonia

Grubi: Kapitulli përtej Ohrit nis të shkruhet më 13 gusht 2021

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:40
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ishte i pranishëm në seancën e sotme solemne të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të organizuar në suaza të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Dje, një gazetar më pyeti rreth Marrëveshjes së Ohrit dhe përgjigja ime ishte që vërtet, pjesa normative e marrëveshjes është miratuar, por zbatimi i saj është i përjetshëm, i përditshëm, në çdo veprim sepse Kushtetuta dhe ligjet zbatohen çdo ditë, e Marrëveshje e Ohrit është Kushtetutë dhe ligj. Kjo foltore mban mend edhe zhurmën dhe histerinë për ligjin për ndarjen territoriale, për decentralizimin, për simbolet, për universitetin shtetëror të Tetovës dhe shumë ligje tjera që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, përfshirë edhe debatin për ligjin për përdorimin e gjuhëve në komisionin për çështje europiane të cilin kisha nderin ta drejtoj gjatë miratimit të ligjit që rrumbullakësoi pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit.

Nga kjo foltore i friguam qytetarët se ky vend do të ndahet, se do të bëhet Shqipëria e madhe, se do ti ndrohet karakteri shtetit, se do të pushon së ekzistuari ky vend. Shifeni se ku jemi sot, asgjë e keqe nuk i ndodhi vendit tonë, askush nuk humbi, të gjithë fituan, edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe romët, edhe turqit, edhe serbët, edhe vllehët edhe boshnjakët dhe të tjerët.

Fituan të gjithë qytetarët. Fitoi vendi ynë. Sot jemi vend anëtar i NATOsë dhe me dritë jeshile për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian, sot askush nuk flet për ndarje, por për integrim, sot askush nuk flet për luftë, por për paqë, askush nuk flet për majorizim, por për barazi.

Kapitulli i ardhshëm, kapitulli i përtej Ohrit, nis të shkruhet me 13 gusht të vitit 2021. Kush nga ne e ka guximin e 2001-shit, dijen e 2021-shit dhe ëndrrën për 2041-shin, është i thirrur që bashkarisht ta ndërtojmë këtë vend, euroatlantik dhe të barabartë për të gjithë”, tha mes tjerash Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat