Në autostradën Saraj – Tetovë është parandaluar gara ilegale

Maqedonia

Në autostradën Saraj – Tetovë është parandaluar gara ilegale

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Mbrëmë në periudhën prej orës 00:30 deri në orën 01:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor, pas informatave të marra paraprakisht se në autostradën Shkup – Tetovë, përkatësisht nga pompa e benzinës në autostradë deri në hyrje të Tetovës tek qarkorja veri, do të organizohen gara ilegale me automjete, menjëherë vepruan dhe hasën 14 automjete me targa të Tetovës dhe të huaja, të cilat janë mbajtur përkohësisht n[ SP për SKRR Tetovë, kumtoi MPB.

“Gjatë ditës së sotme automjetet janë dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm, me ç’rast tek gjashtë prej tyre ishin konstatuar parregullsi teknike, prej të cilave dy ishin për zhurmë më të madhe nga e lejuara dhe ishin konfiskuar në kohëzgjatje prej tre muajve.

Të gjitha automjetet e parregullta menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni, ndërsa kundër vozitësve janë parashtruar parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me dënim prej 400 eurove në kundërvlerë të denarit”, thonë nga MPB.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, njëherit u bën thirrje qytetarëve, përkatësisht gjeneratave të reja, se organizimi I garave ilegale me automjete është I rerzikshëm për ta dhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet në mënyrë adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat