Pse në takimin me Kasamin, Zaev ndryshoi vendin?

Maqedonia

Pse në takimin me Kasamin, Zaev ndryshoi vendin?

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Në takimi ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është vërejtur edhe një detaj tjetër.

Në këtë takim, i cili u realizua në ndërtesën e Qeverisë, kreu i BESË-s, ishte i ulur në vendin e nikoqirit, ndërsa Zaev, në vendin e mysafirit.

Nuk dihet nëse kjo ishte gabim protokolli apo ishte një mesazh i dërguar nga ana e kryeministrit Zaev për partnerët e koalicionit qeverisës se rroli i Lëvizjes BESA në Qeveri është shumë i rëndësishëm dhe se mirëkupton qëndrimin e saj për të dalur e vetme në zgjedhje.

Pas takimit Zaev dhe Kasami janë shprehur se koalicioni qeverisës funksionon mirë dhe do të vazhdoj të funksionoj edhe në të ardhmen, ndërsa në zgjedhjet lokale BESA nuk do ti bashkangjitet koalicionit parazgjedhor LSDM-BDI. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat